Llapi fiton turneun “Favzi Rama e Faton Domi”

Futboll

Llapi fiton turneun “Favzi Rama e Faton Domi”

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Llapi fiton turneun “Favzi Rama e Faton Domi”

FC Prishtina mori pjesë në turneun përkujtimor të organizuar nga Komuna e Prishtinës në nderim të Favzi Ramës e Faton Domit, të cilët humbën jetën pas një aksidenti me veturë në më 22 nëntor të vitit 1987.

Turneu u organizua të martën (22 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:30.

Krahas Prishtinës në turne morën pjesë edhe Llapi, Flamurtari dhe Dukagjini.

Në ndeshjet që zgjatën nga 30 minuta, në gjysmëfinalen e parë, FC Prishtina u përball me Dukagjinin derisa humbi në penallti me rezultat 4:2.

Albin Prapashtica dhe Endrit Baholli i shënuan golat për ekipin tonë, kurse Mendurim Hoti e Arlind Shabani nuk realizuan.

Në gjysmëfinalen tjetër, Llapi fitoi 1:0 ndaj Flamurtarit.

Finalja Dukagjini - Llapi i takoi llapjanëve, ekip që fitoi me rezultat 2:0.

Domi dhe Rama me vite të tëra kanë luajtur për Prishtinën, sidomos në elitën e futbollit ish-jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat