Robert Gjeraj: Liria është ekip e madhe dhe nuk frikësohet... 

Futboll

Robert Gjeraj: Liria është ekip e madhe dhe nuk frikësohet... 

Nga Më 23 nëntor 2022 Në ora: 19:12
Robert Gjeraj

Liria e Prizrenit është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll. 

Prizrenasit shkaktuan senzacion, si anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, duke e eliminuar liderin e elitës së futbollit tonë, Dritën e Gjilanit.

Liria ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës në Gjilan.

Image

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se në Gjilan shkuan për fitore dhe ia dolën.

Skuadra me renome nga Prizreni synon rikthimin në Superligë, skuadër ka përfunduar në vend të katërt me 24 pikë, katër pikë me pak se lideri i Ligës së Parë, Grupi A, Feronikeli nga Drenasi. 

“Bota sot”: Liria sot ka shënuar fitore spektakolare (1:2) ndaj Dritës, kualifikoheni në të tetën e finales, çfarë e ka veçuar ekipin tuaj? 

Robert Gjeraj: Mendoj se suksesi i ynë është grupi i ekipit dhe që kemi dhe angazhimi maksimal që kemi bërë, jo vetëm në këtë ndeshje po edhe në ligën e parë kemi pas vazhdimësi të mirë.

“Bota sot”: A keni besuar në kualifikim, ku u bë dallimi për gjatë 90 minutave?

Robert Gjeraj: Ne për atë edhe jemi nis për në Gjilan vetëm për kalim tutje sepse e dinim që kemi pas një ekip superior përball.

Liria është ekip e madhe dhe nuk frikësohet prej asnjë ekipi. Dallimin e bëri loja e disiplinuar gjatë 90 minutave dhe angazhimi dhe besimi që kemi pas për kalim tutje.

Kjo e ka veçuar ekipin tonë sepse edhe jemi në seri të mirë të rezultateve.

“Bota sot”: A shpresoni se Liria mund të jetë në finale të Kupës, ku e sheh forcën e saj?

Robert Gjeraj: Besojmë pasi  që e kemi mposht Dritën, atëherë pse s’mund të mposhtim çdo ekip tjetër. Po mos të besonin nuk kishim shkuar tutje. Unë kam besim shumë që ne do të mbërrijmë shumë larg, t‘ja lëmë kohës dhe veprave.

Image

“Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me rezultatet në Ligën e parë, a keni pritur më shumë?

Robert Gjeraj: Me të thënë të drejtën kemi pritur më shumë sepse kemi dy gabime që nuk na falen. Mirëpo jemi rikuperu shpejt me pika dhe jemi afër, kam pritur më shumë por edhe tash nuk jemi keq.

Kemi kohë për përmirësime dhe në pranverë do të kthehemi edhe më të fortë dhe të futemi në Superligë.

“Bota sot” Liria është në vend të 4-të me 24 pikë, ka katër me pak se lideri, a besoni se do të shkrihet lehtë kjo epërsi?

Robert Gjeraj: Po besojmë shumë sepse vitin e kaluar kemi qenë 7 pikë larg nga vendi i dytë, dhe kemi arrit me marr barazhin.

Kështu që edhe sivjet besojmë shumë që do ta shkrijmë këtë epërsi sepse kemi lojë ndërmjet veti dhe çdo gjë varet nga ndeshjet direkte që i kemi. 

“Bota sot”: A kemi rritje të nivelit të lojës në Ligën e parë, a keni telashe kur luani si mysafirë?

Robert Gjeraj: Kemi shumë rritje në ligën e parë, nuk kemi telashe është shumë e lehtë në çdo ndeshje mund të fitosh edhe si mysafir, kjo e dëshmoi sot që liga parë është shumë e fortë dhe ka ngritje shumë të madhe.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve "Arpagjikëve"?

Robert Gjeraj: Atyre ju premtoj angazhim maksimal si sot dhe në çdo ndeshje tjetër dhe s’ka si të mos futemi në Superligë.

Ju bëj thirrje që të na përkrahin sa më shumë sepse këta djem e meritojnë një përkrahje më të madhe nga qyteti dhe tifozët ‘Arpagjikët’ të cilët janë të paparë në tribuna.

“Bota sot”: Çfarë i duhet Lirisë?

Robert Gjeraj: Lirisë i duhet 2-3 përforcime dhe të jemi të bashkuar dhe me të organizuar dhe mos t’ja lëmë asnjë gjë rastit dhe me punën e të gjithëve do t’i arrijmë qëllimet.

“Bota sot”: Cilat ekipe janë rival më të mëdhenj për kreun e tabelës?

Robert Gjeraj: Mendoj se Feronikeli dhe Rahoveci janë rivalët tanë më serioz por nuk e përjashtoj edhe Istogun e Onix-in të cilët janë të organizuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat