Maqedonia U19 festoi ndaj San Marinos, Nazifi shënoi gol

Futboll

Maqedonia U19 festoi ndaj San Marinos, Nazifi shënoi gol

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:44
Maqedonia U19 festoi ndaj San Marinos, Nazifi shënoi gol

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç ka arritur fitore me rezultat 2:0 ndaj përzgjedhjes përkatëse të San Marinos, në ndeshjen e xhiros së fundit të turneut kualifikues në Shkup.

Maqedonia U19 ciklin kualifikues (faza e parë) për kualifikim në fazën elitare të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023 në Maltë e mbylli me fitore.

Në pjesën e parë skuadra e përzgjedhësit Nexhat Shabani mori iniciativën që në fillim dhe nuk e lejoi kundërshtarin të kërcënonte seriozisht portën e tyre.

Lojën e mirë e kurorëzuam me gol në minutën e 36-të. Trajkov bëri një aksion të shkëlqyer në zonën e rreptësisë të kundërshtarit dhe arriti të shënojë për avantazhin e Maqedonisë.

Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia arriti të shënojë edhe një gol. Nazifi në momentet e fundit të takimit reaizoi për rezulatin final 2:0.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, në stadiumin e “Makedonija GJ.P”, përzgjedhja e Serbisë mposhti me rezultat 2:0 Norvegjinë në një luftë të drejtpërdrejtë për pozitën e parë në grup.

Maqedonia: Tasev, Çajani, Serafimov, Janevski, Gjorgievski, Osmani, Çilafi, Zenku, Trajkov, Talevski, Tashov; Përzgjedhës: Nexhat Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat