Çfarë thonë Yakin, Xhemaili, Esposito e Huggel për Xherdan Shaqirin?

Futboll

Çfarë thonë Yakin, Xhemaili, Esposito e Huggel për Xherdan Shaqirin?

Nga: K. Goca Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:22
Shaqiri

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, luan me letra të hapura në konferencën për shtyp dhe ka zbuluar: “Shaqiri do të luajë nga fillimi”. 

Nëse Shaqiri është në formë, ai është i padiskutueshëm. “Ai ka këto momente të shkëlqyeshme në lojë, edhe nëse nuk e shihni gjithmonë atë”, thotë Yakin.

Eksperti i RSI Toni Esposito, thotë: “Shaqa ka përvojë për lojëra të tilla. Nëse nuk mund ta bën pas një ore, thjesht ndërroni atë”.

Ish futbollisti i mirënjohur, Blerim Xhemaili, thotë: “Unë supozoj se do të kemi shumë më tepër posedim të topit dhe do të jemi shpesh në gjysmën kundërshtare të fushës. Shaqa duhet të krijojë momente vendimtare...”.

Eksperti i SRF Huggel shton: “Shaqa gjithmonë ka dhënë rezultat në lojëra të rëndësishme. Ai është më i fortë kur fillon sesa kur del nga pankina”.

Zvicër – Kameruni do të luhet nesër (11.00) në kuadër të Grupit G të Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat