Uruguai pa “El Matador”, Koreja e Jugut rikuperon kapitenin

Futboll

Uruguai pa “El Matador”, Koreja e Jugut rikuperon kapitenin

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 13:41
Uruguai pa “El Matador”, Koreja e Jugut rikuperon kapitenin

Uruguai dhe Koreja e Jugut janë gati për Botërorin Katar 2022. Në orën 14:00 do të nisë përballja e parë e grupit H që do të zhvillohet në “Education City Stadium” – me një kapacitet prej 44.667 tifozësh – teksa dueli tjetër i këtij grupit është ai mes Portugalisë dhe Ganës (17:00).

Dy herë kampionët e botës, rreshtohen në fushë me skemën 4-1-2-3. Diego Alonso ka zgjedhur Luis Suarez në majë të sulmit. “El Pistolero” do të mbështetet nga Darwin Nunez dhe Facundo Pellisteri, 20-vjeçari i Manchester United.

Edinson Cavani do e fillojë nga stoli Kupën e Botës së katërt. Matias Vecino luan përpara mbrojtjes, që në qendër ka dyshen e përhershme Diego Godin-Jose Maria Gimenez, ndërsa më të avancuar se mesfushori i Lazios do të jenë Federico Valverde dhe Rodrigo Bentancur.

Kombëtarja aziatike përgjigjet me skemën 4-2-3-1. Kapiteni Heung-Min Son ia ka dalë të rikuperohet dhe do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të sulmit, ndërkohë që në majë është zgjedhur Ui-Jo Hwang, 30-vjeçari i grekëve të Olympiacosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat