Dorëzohet Dragan Stojkoviq

Futboll

Dorëzohet Dragan Stojkoviq

Nga: K. Goca Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:28
Dragan Stojkoviq

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, është dorëzuar, duke e pranuar se ishin katastrofë sidomos në pjesën e dytë përballë Brazilit.

Brazili ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll. 

Braziili e ka shkelur me lojë dhe mëkat që nuk fituan edhe më bindës, përveç që shënuan dy gola, dy herë qëlluan shtyllën e Serbisë.

Stojkoviq kokulur, ka uruar rivalin e tij për fitoren.

“Mendoj se është thelbësore që në pjesën e dytë ishim, për të mos thënë katastrofë në kuptimin fizik.

Kjo ishte një befasi për mua.

Më vjen keq që dështuam fizikisht", - ka thënë mes të tjera Stojkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat