Ekuadori befason Holandën

Futboll

Ekuadori befason Holandën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 17:01 Përditësuar në ora: 18:58 më 25.11.2022
Holanda

Baras

Holanda ndanë pikët me Ekuadorin, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror.

Ballafaqimi mes Holandës dhe Ekuadorit, u karakterizua me lojë të hapur dhe me dy gola.

Ekuadori ka fituar një pikë me peshë të madhe, në luftë për të siguruar kalimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.  

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 6-të, futbollisti Cody Gakpo me një lëvizje dinake nga rreth 16-17 metra, ka shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë.

Në minutën e 32-të, Enner Valencia (Ekuador) godet fortë drejt këndit të poshtëm të djathtë por portieri Andries Noppert bën një pritje fenomenale.Një gabim i mbrojtjes së Holandës në minutën e 49-të, iu kushtoi shtrenjtë, futbollisti Enner Valencia nga afërsia ka barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 58-të, Holanda është me fat. Tërthorësja ia mohon golin Ekuadorit. Gonzalo Plata godet nga rreth 15 metra por për fat të keq të tij topi ndalet në tërthorëse.

Holanda kryeson me 4 pikë në Grupin A, pasojnë Ekuadori 4, Senegali 3 dhe Katari 0 pikë.

Më 29 nëntor do të takohen: Ekuadori - Senegali (16.00) dhe Holanda - Katari (16.00).

Holanda - Ekuadori 1:1

Shënues:Gakpo (6') - Valencia (49').
Kartona të verdhë: Mendez.
Holanda: Noppert - J. Timber, van Dijk, Aké - Dumfries, Blind, F. de Jong, T. Koopmeiners (De Roon 80'), Klaassen (Berghuis 69') - Bergwijn (Depay 46'), Gakpo.(Weghorst 79')
Ekuadori: Galindez - Porozo, Torres, Hincapie - An. Preciado, Estupinan, Plata (Ibarra 90'), Mendez, M. Caicedo - Estrada (Sarmiento 74'), E. Valencia (Rodriguez 90').

Sfidë e madhe

(E plotësuar) - 90' Rezultati është baras.

Holanda - Ekuadori 1:1

Shënues:Gakpo (6') - Valencia (49').

Kartona të verdhë: Mendez.

Holanda: Noppert - J. Timber, van Dijk, Aké - Dumfries, Blind, F. de Jong, T. Koopmeiners (De Roon 80'), Klaassen (Berghuis 69') - Bergwijn (Depay 46'), Gakpo.(Weghorst 79')
Ekuadori: Galindez - Porozo, Torres, Hincapie - An. Preciado, Estupinan, Plata (Ibarra 90'), Mendez, M. Caicedo - Estrada (Sarmiento 74'), E. Valencia (Rodriguez 90').

61' Mendez ndëshkohet me karton të verdhë.

85' Lojë e mirë.

82' Edhe më tej 1:1.

78' Loja shkon drejt fundit.

71' Lojë e hapur.

68' Valencia deri me tash ka shënuar tre gola, 2 kundër Katarit dhe një ndaj Holandës.

65' Lojë me ritëm, 1:1.

59' Ekuadori si gjithmonë i rrezikshëm.

58' Holanda është me fat. Tërthorësja ia mohon golin Ekuadorit.Gonzalo Plata godet nga rreth 15 metra por për fat të keq të tij topi ndalet në tërthorëse.

53' Holanda ka presionin.

49' Një gabim i mbrojtjes së Holandës, iu kushton shtrenjtë, futbollisti Enner Valencia nga afërsia ka barazuar rezultatin 1:1.

48' Ekuadorit, barazimi do t'i kryente shumë punë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2  Pervis Estupinan shënon por anulohet për pozitë jashtëloje.

45' Fundi i pjesës së parë.

43' Nuk ka ndryshim rezultati.38'' Lojë e mirë nga të dy ekipet.

35' Ekuadori në presion të madh.

33' Lojë me ritëm të lartë.

32' Enner Valencia (Ekuador) godet fortë drejt këndit të poshtëm të djathtë por portieri Andries Noppert bën një pritje fenomenale.31' Holanda mbrohet mirë.

28' Ekuadori po kërkon golin.

24' Ekuadori kërkon barazimin.

20' Holanda ka një fitore me rezultat 2:0 ndaj Senegalit sikurse edhe Ekuadori kundër Katarit.15' Holanda po tregon lojë të mirë.

10' Holanda e do fitoren e kualifikimit.

8' Holanda tani duket më komode.

6' Holanda në epërsi, futbollisti Cody Gakpo me një lëvizje dinake nga rreth 16-17 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë.

5' Holanda luan me kujdes.

3' Ndeshje që mund të vulos edhe kualifikimin t ndonjë kombëtare.

1' Fillon ndeshja.

Ndeshja që prritet me interesim të madh.

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Holanda dhe Ekuadori

Do të startojë në orën 17:00, dueli interasant i Grupit A mes Holandës dhe Ekuadorit.

Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar dhe që do të vendosë shumë për sa i përket kualifikimit. Si “tulipanët” ashtu dhe ekuadorianët, vijnë në këtë duel pas fitoreve në ndeshjet e para.

Holanda vjen favorite në letë në këtë duel, ndërkohë një fakt interesant është se Ekuadori ka realizuar më shumë goditje nga këndi në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit.

 Mustafa Ghorbaldo të arbitrojë sfidën e sotme mes Holandës kundër Ekuadorit. 37-vjeçari bëri debutimin e tij në divizionin e parë algjerian në vitin 2011-të dhe ka vazhduar të drejtojë disa turne të mëdhenj..

Holanda dhe Ekuadorin kërkojnë fitoren e kualifikimit

Pas fitores në debutim ndaj Senegalit, Holanda e Louis Van Gaal tenton një tjetër sukses që do sillte kualifikimin dhe avancimin më tej në Katar 2022. Kombëtarja tulipane sfidon Ekuadorin në duelin që do luhet në “Khalifa International Stadium”.

Dy skuadrat siguruan fitore në duelet e para në grupin A, ndërkohë që trajnerët kanë përzgjedhur formacionet për takimin që nis në orën 17:00. Van Gaal ka bërë tri ndryshime në 11-n titullare krahasuar me takimin ndaj Senegalit.

Matthijs De Ligt ka përfunduar në stol. “Gjenerali” ka preferuar Jurrien Timber, 21-vjeçarin e Ajaxit, në vend të mbrojtësit të Bayern Munchen. Pankinë edhe për Vincent Janssen, ndërkohë që është spostuar Cody Gakpo në sulm. Ylli i PSV-së formon dyshen ofensive me Steven Bergwijn.

Një fanellë titullari ka përfituar në mesfushë edhe Teun Koopmeiners i Atalantës, i cili ka ulur në pankinë Steven Berghuis, 30-vjeçarin e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat