Pas veprimit skandaloz të Serbisë, mediat kroate: Kjo nuk duhej të ndodhte

Futboll

Pas veprimit skandaloz të Serbisë, mediat kroate: Kjo nuk duhej të ndodhte

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:30
Pas veprimit skandaloz të Serbisë, mediat kroate: Kjo nuk duhej të ndodhte

Përfaqësuesja e Serbisë mbrëmë luajti ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Serbia u mposht nga Brazili (2:0), por edhe këtë herë si shumë herë tjera serbët nuk mund ta ndajnë politikën nga sporti.

Ata në zhveshtore të ekipit kishin shfaqur një flamur serb me hartën e Kosovës në mes me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”.

Ky veprim u cilësua si shumë skandaloz, ndërsa sot gjatë ditës FFK ka kërkuar nga FIFA të marrë masa. Mediat kroate nuk janë pajtuar me veprimin e Serbisë derisa duke u thirrur edhe në mediat kosovare kanë thënë se ky veprim assesi nuk duhet të lejohet në Kampionatin Botëror dhe duhet medoemos të merren masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat