Shahini: Fitore me meritë, ia dedikojmë Ardian Nuhiut

Futboll

Shahini: Fitore me meritë, ia dedikojmë Ardian Nuhiut

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Shahini

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drenica me rezultat 1-3.

Marko Simonovski me dy gola dhe Besnik Krasniqi me një tjetër shënuan për suksesin e skuadrës gjilanase.

Këtë ndeshje Dritën e udhëhoqi Afrim Shahini, pasi trajneri Ardian Nuhiu u largua nga klubi dy ditë më parë.

“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga futbollistët dhe mendoj se ishte fitore me shumë meritë”.

“Futbollistët janë të njëjtët që kanë qenë dhe mendoj se kanë bërë një punë shumë të mirë”, vazhdoi tutje Shahini.

E fitorja e sotme e Dritës i dedikohet tanimë ish-trajnerit Ardian Nuhiu që për katër vite drejtoi klubin gjilanas.

“Këtë fitore ia dedikojmë ish-trajnerit Ardian Nuhiu. Ai ka bërë një punë të madhe më këtë skuadër”.

“Besoj që ka mundur të bëhet më mirë, por edhe me pikët që kemi nuk jemi keq pasi jemi në krye të tabelës”, deklaroi Shahini.

Me këtë fitore Drita vazhdon të kryesoj në Albi Mall Superligë me 38 pikë, tetë më shumë se Ballkani që ka katër ndeshje më pak. Ndërkohë Drenica mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat