Halimi bëhet me skuadër të re

Futboll

Halimi bëhet me skuadër të re

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Halimi bëhet me skuadër të re

Kukësi gjen portier dhe mund të luajë direkt që në ndeshjen e radhës ndaj Teutës për javën e 13-të.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se portieri Betim Halimi, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Kosovës ka dalë në stërvitje me Kukësin dje dhe sot pritet të bëjë debutimin në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos.

26-vjeçari është që prej qershorit të këtij viti futbollist i lirë, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Më parë Halimi ka luajtur në elitën e furbollit ukrainas me Olimpik Donjeck.

Kukësi është vënë në ndjekje të portierit prej kohësh, por mesa duket ky është momenti që palët të bashkohen.

Pas dëmtimit të Angelos Tafas, ekipi verilindor e kishte të nevojshme afrimin e portierit, në një kohë që kishte një vend bosh në listën e federimeve.

Duke qenë se deri më tani Halimi ka qenë pa ekip dhe nuk është regjistruar për llogari të ndonjë klubi, kjo i jep të drejtën e federimit direkt me Kukësin, në bazë të rregullores së FIFA-s për lojtarët e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat