Selektori i Kamerunit, nuk i njeh lojtarët e Serbisë

Futboll

Selektori i Kamerunit, nuk i njeh lojtarët e Serbisë

Nga: K. G. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 18:37
Selektori i Kamerunit

Serbia dhe Kameruni do të luajnë të hënën në orën 11:00 në kuadër të  ndeshjes së xhiros së dytë të Grupit G në Kampionatin Botëror në futboll.

Me rastin e këtij takimi, në një konferencë për media ka mbajtur selektori i Kamerunit, Rigobert Song, i cili para fillimit të Botërorit ka thënë se nuk njeh asnjë lojtar të kombëtares serbe. Prapë ka këtë mendim. 

“Ne e pamë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, ishte një spektakël dhe tani na mbetet neve t'i gjejmë pikat e dobëta të rivalëve tanë dhe t'i shfrytëzojmë ato”, tha Song.

Selektori i Kamerunit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në startin e Botërorit ndaj Zvicrës, pavarësisht humbjes 1:0. Song e di se çfarë i duhet ekipit të tij për të marrë pikë kundër Serbisë.

“Duhet të japim 120 për qind. Ne e nisëm mirë kundër Zvicrës, por një gabim në mbrojtje vendosi fatin tonë.

Nuk do të ndryshojmë shumë në lojën tonë, do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona dhe jemi gati të gjejmë një mënyrë për të fituar. Jemi gati”, përfundoi Song.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat