Çfarë ndodhi me portierin e Marokut?

Futboll

Çfarë ndodhi me portierin e Marokut?

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 20:42
Çfarë ndodhi me portierin e Marokut?

Një episod i çuditshëm ndodhi sot, pasi portieri titullar i Marokut, Bono u zëvendësua vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës me Belgjikën në mënyrë shumë të papritur.

Por trajneri ka zbuluar misterin në një konferencë për mediat pas ndeshjes. Ualid Regragui u shpreh se e ndryshoi portierin pasi ai filloi të ndjehej keq.

“Në ndeshjen kundër Kroacisë, ai u lëndua në minutat e fundit dhe iu deshën tre ditë për t’u rikuperuar.

Ai filloi të bënte nxemjen, por pas disa minutash filloi të ndihej keq dhe më pyeti nëse mund ta zëvendësoja”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat