Banderolat ylber do të lejohen në stadiume

Futboll

Banderolat ylber do të lejohen në stadiume

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Banderolat ylber do të lejohen në stadiume

FIFA i jep dritën jeshile përdorimit të objekteve dhe banderolave ​​“ylber” në stadiumet e Kupës së Botës në Katar.

Në javën e parë të kampionatit botëror, shtatë skuadra evropiane humbën betejën për të mbajtur në fushë shiritat shumëngjyrësh ‘One Love’.

Disa tifozë u ankuan gjithashtu se nuk u lejuan të sillnin sende me ngjyrat e ylberit, një simbol i të drejtave të LGBTQ+, në stadiumet e Katar-it.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, FIFA shpjegon se është “në dijeni të disa incidenteve në të cilat objektet e lejuara nuk mund të shfaqen në stadiume” dhe se ka marrë “garanci nga autoritetet” se ato “do të lejohen tani e tutje në stadiume”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat