Tunizia shpreson ta befasojë Francën

Futboll

Tunizia shpreson ta befasojë Francën

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:29
Tunizia shpreson ta befasojë Francën

Franca do të shikojë që ta përfundojë në stil fazën e grupeve duke e mposhtur Tunizinë, e cila me një fitore eventuale mund të kualifikohet në rrethin tjetër.

Franca nuk duhet të luajë shumë pasi që tani vetëm e ka konfirmuar kalimin tutje nga faza e grupeve, pas fitores së vështirë kundër Danimarkës.

Megjithatë, për Tunizinë vlen kjo lojë. Kombëtarja afrikane ende mund të kualifikohet, edhe pse duhet një sakrificë si e Herkulesit për ta mposhtur kampionin në fuqi dhe të shpresojë që Danimarka nuk humbet nga Australia.

Mallkimi për fituesit e Botërorit duket se u eliminua nga kjo garë e që ka ekzistuar prej vitit 2010, e që kjo ndodhi kur Franca mposhti Danimarkën me rezultat 2-1. Në krye të grupit që është arritur, tifozët do të shohin një skuadër franceze tjetër me disa lojtarë të rëndësishëm që do të pushohen.

Tunizia ka për qëllim që ta bëjë historinë duke kaluar fazën e grupeve për herë të parë në historinë e tyre. Megjithatë, pavarësisht se bëri 27 goditje në dy ndeshjet deri me tani ata ende nuk kanë shënuar gol në Botëror. Për ta mposhtur mbrojtjen e çeliktë të Francës, skuadra afrikane duhet ta bëjë një ndeshje të madhe.

Dahmen do të tentojë që ta thyejë portën e franceze si sulmuesi kryesor i Francës, derisa për Francën nga minuta e parë në sulm kanë startuar Randal Kolo Muani, Fofana dhe Veretout, pra kemi një rotacion të tërësishëm të kampionit të botës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat