Agjenti i Kessie: Kishim dëshirë të arrinim marrëveshje me Milanin

Futboll

Agjenti i Kessie: Kishim dëshirë të arrinim marrëveshje me Milanin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:24
Kessie

George Atangana, agjenti i Kessie, ka folur së fundmi për largimin e mesfushorit nga “Djalli”.

Ai theksoi se Kessie refuzoi shumë oferta sepse donte të rinovonte me kampionët e Italisë, teksa la të kuptohej se mesfushori mund të firmosë më rivalë të “Djallit”.

“Ne refuzuam ofertat nga klube të rëndësishme në janar, pikërisht sepse kishte një dëshirë të madhe për të arritur një marrëveshje me Milanin.

Ka një gjë që më duket e çuditshme, që është se pas lamtumirës së Franck, duket se disa tavane që më parë dukeshin të pakapërcyeshme, tani mund të thyhen”-tha Antangana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat