Një gazetar polak vë në siklet Dragan Stojkoviqin, duke e pyetur për agresorin...

Futboll

Një gazetar polak vë në siklet Dragan Stojkoviqin, duke e pyetur për agresorin...

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:00
Stojkoviq në siklet

Serbia është në frikën e ndeshjes me Zvicrën, e cila luhet nesër në orën 20.00 në kuadër të xhiros së tretë të Kampionatit Botëror. 

Zvicra me kapitenin Granit Xhaka dhe yllin Xherdan Shaqiri synojnë fitore ndaj serbëve.

Një gazetar polak, me pyetje e ka vë në siklet Dragan Stojkoviqin, selektorin e Serbisë, duke e pyetur për agresorin rus.
Stojkoviqi zihet ngushtë dhe mbetet gojëhapur... 

Mediat në serbi e akuzojnë gazetarin polak për pyetje.

“Gazetari polak e anashkaloi temën e konferencës dhe i bëri një pyetje provokuese trajnerit Stojkoviq.

Polaku donte që ‘Piksi’ të deklaronte mbështetjen e tifozëve rusë, sepse, siç pretendon një koleg nga Polonia, ‘rusët në Ukrainë po vrasin njerëz të pafajshëm’.

Zëdhënësi i FSS kërkoi nga të gjithë të pranishmit që t'i përmbahen temës së futbollit dhe ndeshjes së ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës”, shkarravisin mes të tjera disa media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat