Milani mendon të blejë përfundimisht mbrojtësin amerikan

Futboll

Milani mendon të blejë përfundimisht mbrojtësin amerikan

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:23
Milani mendon të blejë përfundimisht mbrojtësin amerikan

SHBA siguruan kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe në raundin tjetër i pret Holanda. Një nga lojtarët më në formë në këtë edicion për amerikanët është edhe Serginjo Dest, i cili momentalisht është pjesë e kampionëve të Italisë, Milan, por në formë huazimi nga Barcelona.

Dest dhuroi pasimin final në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Iranit, në golin e Pulishiçit, ndërsa në tre ndeshjet fazës së grupeve ai është vlerësuar për performancën e tij.

22-vjeçari përpara Botërorit nuk po kalonte një moment të mirë në Itali, pasi te Milan, amerikani ka luajtur shumë pak dhe sa herë ka zbritur në fushën e lojës janë ngritur shumë pikëpyetje mbi të.

Por, pikërisht, Kupa e Botës ka bërë që drejtuesit e italian të ndryshojnë mendje, pasi sipas medieve italiane, Milan po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit. Nëse Destit do të ruajë këtë formë të treguar në momentin që do të rikthehet në Milano atëherë drejtuesit do të jenë të gatshëm të paguajnë plotësisht kartonin e tij, që Barcelona e vlerëson rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat