Media e njohur kroate: Piksi shau në mënyrë të neveritshme kosovarët zviceranë! 

Futboll

Media e njohur kroate: Piksi shau në mënyrë të neveritshme kosovarët zviceranë! 

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Stojkoviq

Media e njohur kroate “Veçernjlist”, ka shkruar se Dragan Stojkoviq, selektor i Serbisë, ka sha gjatë ndeshjes.

“Dragan Stojkoviq – Piksi, shau në mënyrë të neveritshme kosovarët zviceranë! A po përballet me një dënim drakonian nga FIFA?

Zvicra fitoi ndaj Serbisë në xhiron e fundit të fazës së grupeve me 3:2 dhe kështu e përjashtoi Serbinë nga kampionati botëror.

Së bashku me grupin zviceran kaluan edhe brazilianët, ndërsa serbët po shkojnë në shtëpi.

Image

Mirëpo, dueli u shënua edhe nga një shpërthim i thjeshtë i trajnerit të Serbisë Dragan Stojkoviq - Piksi, i cili shau kosovarët zviceranë Xherdan Shaqirin dhe kapitenin Granit Xhakën pas golit të Serbisë”, shkruan mes të tjera media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat