Llapi përballet me Ballkanin

Futboll

Llapi përballet me Ballkanin

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Llapi përballet me Ballkanin

Sezoni vjeshtor është mbyllur në Superligën e Kosovës, por kampioni në fuqi Ballkani do të vazhdoj t’i luaj ndeshjet e mbetura.

Pasi e luajti sfidën me Trepçën ’89, suharekasit do të përballen në udhëtim me Llapin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë në Albi Mall Superligë.

Llapi ka mbetur në vendin e gjashtë me kuotën e 20 pikëve dhe kërkon fitore që ta mbyll së paku një pozitë më lart dhe në diferencë më të vogël me pikë me vendet që i dërgon skuadrat në Evropë.

Ndërkohë Ballkani është në pozitën e dytë me katër pikë më pak se lider Drita, por që kanë edhe dy sfida më pak, këtë ndaj Llapit dhe ndaj Prishtinës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe në stadiumin Zahir Pajaziti pritet një sfidë tejet interesante..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat