Van Gaal: Të premtën do të shihni se si do të ndalim Messin

Futboll

Van Gaal: Të premtën do të shihni se si do të ndalim Messin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:54
Van Gaal: Të premtën do të shihni se si do të ndalim Messin

Trajneri i Holandës, Luis van Gaal ka dhënë një përgjigje që lidhet me Lionel Mesin. Seleksionuesi i Holandës, Luis van Gaal ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Argjentinës, ndeshje që do të jetë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 2022.

Para kësaj ndeshje, vëmendja është te shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili po shkëlqen me Argjentinën. Kështu, gazetarët ishin të interesuar të dinin se cili është plani i LVG për ta ndalur Mesin.

Por, përgjigja e trajnerit, me një dozë humori, ishte e shkëlqyer.

“Do ta shihni të premten, sepse tani s’mund t’ua zbuloj këtë”, ka thënë Van Gaal.

Ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës do të zhvillohet të premten, në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat