Tifoz me Francën në Botëror

Futboll

Tifoz me Francën në Botëror

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:01
Pioli

Stefano Pioli po e shfrytëzon pauzën për të përgatitur sa më mirë rinisjen e sezonit me Milanin, por kjo nuk e ka penguar trajnerin që të jetë një tifoz special i Botërorit, në të cilën Italia e tij nuk arriti dot të kualifikohej.

Pavarësisht kësaj, lojtarët kuqezinj në përbërje të bluve, duket se e kanë bërë teknikun tifoz të fqinjëve francezë.

“Unë shpresoj që të fitojë Franca, jam tifoz i lojtarëve të mi.

Flas me ta për t’i ditur si janë.

Përpiqemi t’i lëmë sa më të lirë të jetë e mundur, por duam ta dimë si janë ndeshje pas ndeshjeje dhe të dimë nëse janë duke i respektuar rregullat që kemi vendosur. Nëse jo, mjerë ata”, u shpreh trajneri që mund t’i gëzohet ecurisë pozitive të Teo Hernandezit e Olivie Zhirusë, që jo vetëm kanë pasur një kontribut të rëndësishëm në praninë e Francës në çerekfinale, por po gëzojnë edhe një formë të mirë fizike, meraku për të cilën është padyshim i madh nga ana e Milanit dhe trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat