Van Gaal sfidon Argjentinën me batuta

Futboll

Van Gaal sfidon Argjentinën me batuta

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:09
Van Gaal sfidon Argjentinën me batuta

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, ka dhënë shfaqje edhe përpara ndeshjes tejet delikate në çerekfinale të Botërorit të katarit.

Në konferencën për shtyp para sfidës me Argjentinën, trajneri veteran iu përgjigj edhe një pyetjeje provokuese mbi deklaratën e Angel Di Maria se ai ka qenë trajneri më i keq në karrierë për të.

Në prag të momentit që konsiderohet si “hakmarrje” nga njëri prej liderëve të Argjentinës, ai tha me plot të qeshura:

“Di Maria më quan trajnerin më të keq që ka pasur ndonjëherë? Ai është një nga lojtarët e paktë me këtë mendim.

Më vjen shumë keq për konstatimin dhe që e tha publikisht këtë. Memphis gjithashtu kishte të njëjtën situatë me mua në Manchester.

E shihni besoj, këtu pranë meje qëndron Memphis, tani e puthim njëri-tjetrin në gojë. Ne nuk do ta bëjmë këtë, por kështu ndodh në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat