Capello: Në Katar festuam fundin e tiki-taka

Futboll

Capello: Në Katar festuam fundin e tiki-taka

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:21
Capello

Eliminimi i Spanjës në Kupën e Botës në Katar përfundoi në mënyrë të palavdishme kundër Marokut dhe Fabio Capello ka folur për fundin e tiki-taka,

Trajneri legjendar italian, i cili ka katër vite në pension, komentoi se “në Katar festuam fundin e tiki-taka-s. Spanja i thotë lamtumirë “nëntëshes false”. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore.

Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv.

Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Messi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat