Pesë titullarë janë me “valixhe” në duar

Futboll

Pesë titullarë janë me “valixhe” në duar

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Pesë titullarë janë me “valixhe” në duar

Tirana duhet të mendohet mirë dhe të shpejtojë për të nisur rinovimet, sepse pesë lojtarë të formacionit rrezikojnë të ikin në fund të sezonit.

Kjo pasi u mbaron kontrata.

Kështu, Vesel Limaj, Zhoselin Behiratçe, Albano Aleksi, Kristijan Toshevski dhe Visar Bekaj në maj të 2023-shit do të jenë pa kontratë.

Pa kontratë në verë dalin edhe lojtarë nga stoli i rezervave si Ilion Lika, Bruno Lulaj, Realf Zhivanaj dhe Ardit Hila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat