Ylli i Interit e pranon se kishte kontakte me Tottenhamin, ka një lutje për Skriniar

Futboll

Ylli i Interit e pranon se kishte kontakte me Tottenhamin, ka një lutje për Skriniar

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Skriniar

Skuadra e Tottenhamit dëshironte të bënte përforcime në repartin e mbrojtjes, dhe trajneri Antonio Conte kishte sytë te lojtarët e ish-skuadrës së tij, Interit.

Fillimisht, raportohej se Tottenhami e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin Milan Skriniar, për të cilin interesim serioz po tregon edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Por, përveç Skriniar, Tottehami e dëshironte edhe bashkëlojtarin e tij, Alessandro Bastonin, dhe ky i fundit e ka pranuar se kishte pasur kontakte me skuadrën angleze.

“Kishte disa kontakte me Tottenhamin në verën e kaluar, është e vërtetë por unë jam i lumtur me zgjidhjen time. Jam i lumtur këtu te Interi”, tha Bastoni për “Corriere dello Sport”.

Po ashtu, mbrojtësi italian kishte edhe një lutje për Milan Skriniar, duke thënë se shpreson që edhe ai të vazhdojë të ardhmen në “Giueseppe Meazza”.

“Unë shpresoj që Milan Skriniar do të qëndrojë këtu po ashtu”, tha Bastoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat