Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me fjalë emocionuese për Kroacinë: Nuk ndihem mirë

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me fjalë emocionuese për Kroacinë: Nuk ndihem mirë

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
Mirosllav Çiro Bllazheviq

Mbrëmë, Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll. 

Kroatët e eliminuar Brazilin, duke e mposhtur me penallti me rezultat 4:2 dhe tani për rival e kanë Argjentinën e Messit.

Ish trajneri i famshëm i gjeneratës së artët të Prishtinës së Fadil Vokrrit në vitin 1985, Mirosllav Çiro Bllazheviq, është krenar me djelmoshat kroat.  

“Nuk ndihem mirë, por një falënderim i madh për Kroacinë. Ma zgjatën jetën...”, ka thënë mes të tjera Blazheviq, transmeton mediumi kroat “24 sata”.

Kroati Bllazheviq ka kohë që vuan nga sëmundja e kancerit dhe nuk është mirë me shendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat