Statistikat e sfidës Marok - Portugali

Futboll

Statistikat e sfidës Marok - Portugali

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 14:08
Statistikat e sfidës Marok - Portugali

Maroku do të përballet me Portugalinë në orën 16:00 në çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Ekipi do të kërkojë të shkruajë historinë duke u bërë skuadra e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror. Ndërsa “luzitanët” do të kërkojnë ti shkojnë deri në fund këtij evenimenti sportiv.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë ndërmjet Marokut dhe Portugalisë dhe po e treta në një kampionat botëror. Maroku ka fituar 3-1 në fazën në grupe në kampionatin e vitit 1986, ndërsa Portugalia fitoi në kampionatin botëror të vitit 2018 me golin e Kristiano Ronaldos gjatë fazës në grupe;

Kundër Zvicrës, sulmuesi i Portugalisë, Gonçalo Ramos, u bëi pari lojtar që shënon një tregolësh në kampionatin botëror që pas Miroslav Klozes në vitin 2002;

Në tri nga katër takimet e tij në këtë kampionat botëror, Maroku e ka ruajtur të paprekur portën e vet. Ky është një rekord për skuadrat afrikane;

Portugalia ka shënuar 12 goladeri më tani në kampionatin botëror, të cilët 8 janë shënuar nga lojtarë të ndryshëm. Ky është një rekord për Portugalinë në një Kupë Bote;

Për Marokun kjo është hera e parë që arrin në çerekfinalet e një kampionati botëror;

Skuadrat afrikane dhe ato europiane janë përballur 11 herë mes tyre në fazën e eliminimeve direkte, me skuadrat europiane që kanë fituar 9 dhe humbur vetëm 2;

Maroku mund të bëhet potencialisht skuadra e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror;

Portugalia ka luajtur dy herë në historinë e saj në kampionatet botërore, duke i fituar të dyja, kundër Koresë së Veriut në vitin 1966 dhe Anglisë në vitin 2006;

Duke marrë dy kampionate të fundit botërore, Maroku nuk mundet prej 5 takimesh radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat