Bojku: Shpresoj ta mbyllim ashtu siç e filluam këtë vit 

Futboll

Bojku: Shpresoj ta mbyllim ashtu siç e filluam këtë vit 

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Bojku

Struga Trim Lum, kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut, është mobilizuar për takimin e nesërm (13.00) ndaj Skopjes, që luhet në stadiumin e Autokomandës në Shkup.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 18-të dhe mbyllet me këtë edhe pjesa vjeshtore.  

Futbollisti Besmir Bojku, futbollist i Strugës, shpreson në pikë të plota.  

“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne, shpresoj ta mbyllim ashtu siç e filluam këtë vit, me 3 pikë pavarësisht se luajmë si mysafir dhe në një terren të vështirë siç është ai i Skopjes.

Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe me qasje serioze, shpresoj se do rikthehemi me pikë të plota”, tha Bojku për faqen e klubit.

Struga kryeson me 36 pikë të mbledhura, pesë më shumë se Shkupi që gjendet në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat