Kosova Dusseldorf kërkon t’i rikthehet fitoreve

Futboll

Kosova Dusseldorf kërkon t’i rikthehet fitoreve

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 23:32
Kosova Dusseldorf

Skuadra shqiptare Kosova Dusseldorf kërkon t’i rikthehet fitoreve në Bezirksliga.

Kosova pas një barazimi dhe një humbje, pretendon t’i rikthehet ecurisë së fitoreve.

Djelmoshat kuqezi janë të përgatitur për takimin e nesërm ndaj SG Rommerskirchen-Gilbach.

“Ndeshja e 17 e këtij sezoni na pret kundër SG Rommerskirchen-Gilbach ku në ndeshjen e parë kundër kësaj ekipe kemi humbur me rezultat 3;5, mirëpo djelmoshat tanë janë optimist për 3 pikët e radhës qe t’u kthehemi rezultateve pozitive në Bezirksliga

Andaj ju ftojmë të gjithëve që të jeni në përkrahje të ekipit tonë si çdoherë

Me fillim nga ora 14:15 

Adresa: Gorchheimer Weg 10, 41569 Rommerskirchen”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat