Ja kujt ia dedikoi fitoren KF Arsimi

Futboll

Ja kujt ia dedikoi fitoren KF Arsimi

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:08
Ja kujt ia dedikoi fitoren KF Arsimi

KF Arsimi nga Cegrani i Gostivarit ka shënuar një fitore të madhe kundër Teteksit si mysafir në Tetovë, në kuadrin e javës së 15-të të Ligës së dytë në Maqedoninë e Veriut.

Golat për skuadrën e Arsimit i shënuan Albulen Imeri dhe Argjend Gafuri.

“Kjo fitore i dedikohet diasporës sonë, gjithë atyre që ndihmuan si dhe zemrës së klubit tifozëve”, kanë bërë me dije nga KF Arsimi.

Me këtë fitore Arsimi e përfundon sezonin vjeshtor në pozitën e 8-të me 20 pikë (6 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat