Leipzig shijon ankandin ndërkombëtar dhe tremb Europën

Futboll

Leipzig shijon ankandin ndërkombëtar dhe tremb Europën

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:47
Leipzig

Për momentin është mbrojtësi më i kërkuar në gjithë Europën. Gvardiol, datëlindja 2002, është ylli i Kroacisë dhe i Botërorit. Edhe në ndeshjen kundër Brazilit ka bërë një paraqitje të mrekullueshme, të çmendur. Që ka ndezur akoma më shumë merkaton e tij.

Për të është thënë gjithçka tashmë: ndiqet nga të gjitha skuadrat e mëdha të Europës, aq sa çmimi i tij është dyfishuar. Kujtojmë se verën e kaluar Leipzig ka refuzuar 50 milionë euro nga Chelsea dhe tani mund të mos mjaftojnë 70-80 milionët e ofruar nga Real Madrid.

“Kërkojmë 100 milionë”, kanë bërë të ditur burime afër klubit gjerman. Po ku mund të luajë vitin e ardhshëm talenti kroat? Do të vendosë ai, sigurisht. Ka marrë oferta nga Chelsea, Tottenham, Bayern dhe, në javët e fundit, edhe nga Real Madrid.

Kështu, Leipzig po shijon ankandin ndërkombëtar për një lojtar të marrë për 19 milionë euro nga Dinamo e Zagrebit. Verën e kaluar, Gvardiol ka përfunduar edhe në shënjestrën e Inter-it dhe Juventus-it.

Bardhezinjtë kanë kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit, por ka qenë shumë vonë: nuk janë krijuar kushtet për të paraqitur një ofertë të barabartë me vlerën e lartë të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat