Anglezët “zgjohen” me mendjen te arbitri brazilian

Futboll

Anglezët “zgjohen” me mendjen te arbitri brazilian

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:55
Anglezët “zgjohen” me mendjen te arbitri brazilian

Rrugëtimi i Anglisë në Kupën e Botës Katar 2022 përfundoi në fazën çerekfinale teksa Tre Luanët u mposhtën nga Franca me rezultatin 1-2. Sfida rezultoi të ishte mjaft e luftuar, ndërsa britanikëve iu akorduan edhe dy penallti në favor, njërën prej të cilëve Harry Kane e shpërdoroi.

Megjithatë, pavarësisht se kishin në favorin e tyre penalltitë, sërish britanikët janë të pakënaqur nga arbitrimi i gjyqtarit brazilian Wilton Sampaio, sidomos prej faktit se ai nuk akordoi një faull në dëm të Saka nga i cili erdhi goli i parë i Francës me Tchouameni.

Në këtë formë, tifozët e Anglisë u bënë autorë të një lëvizje mjaft kreative duke edituar të dhënat e tij në Wikipedia. Në të shkruhej se Sampaio ishte një arbitër brazilian por tifoz i Francës ndërsa në vijim theksohej se Mbappe i dhuroi një kërcim që më pas në fushë të akordonte vendime në favor të francezëve.

Sakaq, Harry Kane merr përgjegjësitë e tij pas penalltisë së humbur kundër Francës. “Jam absolutisht i shkatërruar. Ne dhamë gjithçka, dhe gjithçka u përmbajt në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësinë. Nuk ka asnjë fshehje, dhemb dhe do të duhet kohë për ta kapërcyer, por është pjesë e sportit.

Tani është gati të shfrytëzojë eksperiencën për të qenë më i fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës.Faleminderit për mbështetjen gjatë turneut: do të thotë shumë”, është teksti i mesazhit që i është besuar Instagramit nga qendërsulmuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat