Tottenham kthen sërish sytë nga Inter, kërkon mbrojtësin holandez

Futboll

Tottenham kthen sërish sytë nga Inter, kërkon mbrojtësin holandez

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 23:40
Tottenham

Tottenham po kërkon në Itali për të forcuar mbrojtjen e ekipit të Conte-s.

Mediet italiane raportojnë se “Spurs” synojnë holandezin e “zikaltërve”, Stefan de Vrij.

Një operacion i menduar tashmë për merkaton e janarit, me anglez që duket se nuk dëshirojnë skadimin e kontratës së lojtarit me Inter, që do të ndodhë në verë, pasi De Vrij po vëzhgohet me shumë interes edhe nga Atletico Madrid i Simeone.

Duket se javët në vazhdim do të jenë delikate për “zikaltërit”, pasi duhet të punojnë për rinovimin e kontratës së Skriniar ashtu edhe për atë të De Vrij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat