Boban i përulet Kroacisë së Modriçit

Futboll

Boban i përulet Kroacisë së Modriçit

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:28
Boban i përulet Kroacisë së Modriçit

Legjenda e Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban ka dhënë një intervistë për gazetën kroate “Jutarnji List” ku ka folur për ecurinë e ballkanasve në këtë Botëror. Për të dytin kampionat botëror radhazi, Kroacia mbërrin në gjysmëfinale.

Në vitin 2018 shkonte deri në finale ku mundej nga Franca. Ndërsa, sonte në mbrëmje pengesa drejt finales së 18 dhjetorit është Argjentina e Leo Mesit. Legjenda kroate, gjatë intervistës së tij ka bërë të qartë se cilido qoftë rezultati, Kroacia e ka shkruar tashmë historinë e saj.

Kroacia në gjysmëfinale, për herë të dytë radhazi! Rastësi apo…?

Çfarë rastësie?! Ky është suksesi më i madh i futbollit kroat në historinë e tij relativisht të shkurtër dhe të pasur! Më e madhja dhe më e rëndësishmja!

Brezi juaj e mbylli i treti. Në Rusi vendi i dytë, në Katar mes katër më të mirëve dhe ende në lojë…

Ne debutuam në vitin 1998 dhe e prezantuam botën me një lojtar të ri në skenën globale. U deshën 20 vjet për t’i treguar botës sërish talentin e futbollistëve kroatë. Katari është konfirmimi më i bukur dhe më i rëndësishëm i viteve 1998 dhe 2018. Tashmë kjo arritje përcakton vlerën e futbollit kroat për të gjitha kohërat!

A ka qenë vazhdimësia, bazë e suksesit?

Pikërisht! Në Botërorin në Francë, të gjithë mund të thonë fati i fillestarit. Për Rusinë, ata mund të thonë se ndonjëherë fati përsëritet. Por konfirmimi në Katar do të thotë qartë se suksesi i Kroacisë është i ushqyer në vazhdimësi. Kroacia nuk është një meteor që vezullon aty-këtu.

Besoj se është fantastike të eliminosh Brazilin 5 herë kampion i botës…

Ndaj e përmenda më lart, se të eliminosh Brazilin është arritja më e madhe. Duhet ta pranojmë se Brazili është shumë më i fortë se Kroacia individualisht. Kroacia është më pak e fortë individualisht se 4 vjet më parë në Rusi. Por Brazilin e eliminuam me karakter dhe me zgjuarsi.

Disa thanë se ishte fat?

Fati është gjithnjë pjesë e lojës. Por nëse jemi këtu, do të thotë se kemi guxuar. Kjo është vlera jonë e madhe. E kompensuam diferencën me Brazilin duke vrapuar si të çmendur!

Si e shihni gjysmëfinalen kundër Argjentinës?

Argjentina është më e ashpër se Brazili. Por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Në kontekstin historik, suksesi në çerekfinale ndaj Brazilit të madh na bën të besojmë se mund të mposhtim këdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat