Klinsmann: Messi është futbollisti më i mirë i Botërorit

Futboll

Klinsmann: Messi është futbollisti më i mirë i Botërorit

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Klinsmann: Messi është futbollisti më i mirë i Botërorit

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Jyrgen Klinsman, mendon se Kroacia do ta ketë të vështirë përballjen e sotme me Argjentinën, e cila sipas tij nuk e ka arritur ende potencialin e saj maksimal.

“Argjentina nuk e ka arritur ende të shfaqë më të mirën e saj këtë Botëror dhe ndaj Kroacisë do të jetë në gjendje ta bëjë.

Mesi është futbollisti më i mirë i Botërorit. Argjentina ka bërë një punë shumë të mirë deri tani. Ata u janë përshtatur rivalëve të tyre dhe kanë futbollistë të shpejtë në krahë.

Por ai që bën diferencën është Mesi. Ai është pika e referimit të cilësisë dhe fiton ndeshjet. Ai është duke bërë një turne të jashtëzakonshëm”, përfundoi Klinsmanm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat