Trajneri i Al-Nassr-it zbulon nëse po e transferon Ronaldon për 400 milionë euro

Futboll

Trajneri i Al-Nassr-it zbulon nëse po e transferon Ronaldon për 400 milionë euro

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 16:04
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia i është përgjigjur spekulimeve që Cristiano Ronaldo mund të nënshkruajë për klubin e tij në një marrëveshje prej 400 milionë euro.

Ronaldo aktualisht është pa klub pasi u largua nga Manchester United para Kupës së Botës 2022 pas një interviste shpërthyese ku ai ishte kritik ndaj klubit dhe trajnerit Erik ten Hag. 

Ka pasur spekulime se sulmuesi do të shkojë në Arabinë Saudite për të luajtur për Al-Nassr , megjithëse kapiteni i Portugalisë mohoi që një marrëveshje prej 400 milionë euro të ishte rënë dakord në fillim të këtij muaji. 

Trajneri i Al-Nassr, Garcia tani është pyetur rreth këtyre spekulimeve duke thënë:

"Nëse doni të më pyesni për Cristiano Ronaldon, do t'ju them menjëherë. Ju më njihni mua, nuk po flas për këtë histori. Le të presim.", tha Garcia.

Ronaldo ka përjetuar disa javë të vështira me largimin e tij nga United, e pasuar nga një Kupë Botërore zhgënjyese. Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku, me trajnerin Fernando Santos që zgjodhi ta ulte në stol superyllin për dy ndeshjet e fundit të ekipit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat