Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën?

Futboll

Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën?

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:25
Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën?

Lojtarët e Arabisë Saudite nuk morën Rolls-Royce si dhuratë pasi fituan ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al Misehal, në një intervistë për gazetën spanjolle Marca. Pra, ishte lajm i rremë.

Al Misehal specifikon: “Rolls-Royce si dhuratë? Jo jo jo. Futbollistët tanë kanë luajtur për krenarinë e përfaqësimit të vendit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin të përfaqësonin kombëtaren në një ndeshje historike kundër Argjentinës.

Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata kishin një bonus, por ishte një bonus normal.

Ka rregulla për këtë. Ata nuk luajnë për bonuse, ata luajnë për vendin e tyre. Për të bërë historinë e tyre. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pasi mposhtën Argjentinën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat