Interi interesohet për Hazard

Futboll

Interi interesohet për Hazard

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 20:19
Interi interesohet për Hazard

Interi , sipas raportimeve nga Italia, do të lëvizë për të blerë sulmuesin belg të Real Madridit, Eden Hazard.

Anësori 31-vjeçar pas kalimit te Reali nga Chelsea nuk po kalon sezone të mira as për shkak të lëndimeve dhe mungesës së gjendjes fizike.

Në Botërorin që na kaloi, lojtari belg tregoi se është në kërkim të rikthimit të tij dhe një eksperiencë e re mund të ngrejë sërish imazhin e tij.

Këtë mundësi, siç e tregon gjithçka, do t’ia japë skuadra italiane. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024, por nuk përjashtohet aspak që ai të largohet më herët.

Hazard këtë vit ka bërë vetëm 6 paraqitje me Real Madridin me një gol dhe një asist, ndërsa në Botëror ka luajtur në të tre ndeshjet me Belgjikën, të dyja si kapiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat