Pele dëfrehet

Futboll

Pele dëfrehet

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:39
Pele dëfrehet

Në mungesë të Brazilit, i eliminuar nga Kroacia në çerekfinale të Kupës së Botës, legjende Pele, edhe pse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, i ka thurur elozhe Lionel Messit, lideri i Argjentinës në këtë Botëror.

“O Rei” e ndoqi në spitalin në Sao Paulos, ku është shtruar që nga fundi i nëntorit për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë të diagnostikuar në shtator të vitit të kaluar, triumfin e Argjentinës ndaj Kroacisë.

Vajza e tij, Kely Nascimento, publikoi një histori në Instagram ku dallohet një televizor me imazhin e gjysmëfinales dhe duart e Pelesë.

Image

Kampioni brazilian dhe vajza e tij janë protagonistët e historisë së postuar në rrjetet sociale, të pasuruar me figura të animuara me imazhin e Pleshtit.

“Sa gjë e bukur”, fjalia e postuar dhe fotoja në të cilën nuk shihet “O Rei”, por në sfond është dhoma e spitalit “Albert Einstein”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat