Pse Gvardiol i Kroacisë barti maskë gjatë Botërorit?

Futboll

Pse Gvardiol i Kroacisë barti maskë gjatë Botërorit?

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:20
Pse Josko Gvardiol i Kroacisë barti maskë gjatë Botërorit?

Mbrojtësi që vlerësohet lartë kishte paraqitje tepër të mira në Botëror, por spikati po ashtu në atë se kishte vendosur një maskë. Kjo është arsyeja

Mbrojtësi i RB Leipzig nuk i ka bërë asgjë dëm vetes në lëvizjen e tij për shumë para nga Gjermania deri në Botëror. I lidhur shumë me një kalim në Chelsea verën e kaluar, Gvardiol duket se është i destinuar për të përfunduar në një skuadër të madhe europiane pasi që ai ka impresionuar me paraqitjet e tij në gara të mëdha.

Ai ishte mbrojtësi më i fortë që Zlatko Dalic kishte në mbrojtje, duke luajtur çdo minutë në Botëror me Kroacinë. Gvardiol tani do ta këtë një ndeshje për vendin e tretë në Botëror, me Argjentinën që fitoi mbrëmë kundër tij të martën mbrëma.

20 vjeçari ka rënë më së shumti në sy për shkak të maskës që ai ka vënë në çdo ndeshje. Është e qartë që mbrojtësi ka një arsyeje për çfarë e ka vënë atë.

Pse Josko Gvardiol ka vendosur maskë në Botëror?

Gvardiol është dashur të vendos një maskë për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar në Leipzig para se të fillonte Botërori.

Ai kishte pasur një përplasje me shokun e tij në mbrojtje Willi Orban gjatë fitores 3-1 kundër SC Freiburg dhe fatkeqësisht për të, ai theu hundën si rezultat i kësaj.

Biseda kishte pasur mes stafit mjekësor atëherë dhe skuadrës së Leipzig dhe u vendos që në mënyrë që Gvardiol të luaj, ai duhet të vendosë maskë mbrojtëse.

Ai u kthye pastaj në aksion shumë shpejt pas kësaj, në ndeshjen që Leipzig e luajti kundër Werder Bremen një javë më vonë, që ishte ndeshja e fundit në Botëror.

Kishte shqetësim nëse mbrojtësi do të mund të luante në Botëror pasi që Sasa Jankovic, mjeku i Kombëtares të Kroacisë, e konfirmoi lëndimin duke thënë: Edhe pse një goditje e pakëndshme, ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi për Joskon kur është pyetja Botërori”.

Maska është dizajnuar për të mbrojtur nga dëmtimet e më tutjeshme të eshtrave në fytyrë dhe është një pajisje që mbron nga lëndimet dhe lejohet nga Bordi Ndërkombëtar i Futbollit  në FIFA të përdoret.

Në Botëror të tillë maskë kishte edhe futbollisti i Koresë së Jugut, Heung-Min Son që po ashtu kishte thyer ashtin e syrit para Botërorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat