“Trondit” Interi, zikaltërit gati për të transferuar në Milano sulmuesin

Futboll

“Trondit” Interi, zikaltërit gati për të transferuar në Milano sulmuesin

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Hazard

Turpërimi i përfaqë sueses belge në Botëror mund t’i faturohet në një pjesë të konsiderueshme Eden Hazard, ku ishte pikërisht ai i cili kishte shprehur se ky do të ishte turneu ku do të vërtetonte se përse e meritonte të mbante fanellën dhe përgjegjësitë mbi shpinë. Si përfundim Hazard u kthye në identitetin e paraqitjeve të viteve të fundit, zhgënjimin. Situata në fjalë nuk e ka penguar Interin të interesohet për shërbimet e veteranit sipas “Sky Sport”.

Rinovimi i mundshëm në “Santiago Bernabeu” nuk llogaritet në një moment të tillë, aq më tepër ku madrilenët e kanë dëshmuar se kontributi i tij në takimet e tyre nuk ka asnjë efekt. Kontrata e 31-vjeçarit përfundon në 2024-ën dhe presidenti Perez nuk dëshiron të harxhojë më asnjë qindarkë në xhepat e ish-lojtarit të Çelsit.

Paraqitja e dobët në aventurën me kombëtaren në Katar la të nënkuptohej se e ardhmja e tij do të ishte MLS në kampionatin amerikan, por interesimi surprizë i Interit i ka ndryshuar skenarët.

Inzagi dhe drejtuesi zikaltër besojnë te përvoja e mesfushorit të avancuar, i cili mund të ngushtojë hendekun me kreun në kampionat, sigurisht përfshirë edhe Champions-in.

E paqartë mbetet se nga buron ky interesim, pra lidhet me shtimin e konkurrencës brenda grupit apo luajtjen e një lojtari të rëndësishëm në planet e nënkampionëve të Italisë.

Eden në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 6 sfida, e përkthyer me 1 gol dhe një asist, takime të vlefshme në kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve.

Aktualisht vlera në treg nuk i kalon 7.5 milionë eurot sipas “tramnsfermark”. Edhe pse 10-ta i kushtoi plotë 115 milionë euro “Mbretërove”, kurrë nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë e tifozërisë vendëse dhe drejtuesve të Realit, veçanërisht Perez, i cili besonte verbërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat