Çfarë thoshte për penalltitë dhe a është realitet edhe sot deklarata e Përparim Vulës? 

Futboll

Çfarë thoshte për penalltitë dhe a është realitet edhe sot deklarata e Përparim Vulës? 

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Përparim Vula

Ish portieri i mirënjohur i futbollit, Përparim Vula, vitin e kaluar përkatësisht me 13 korrik, pati deklaruar se portierët ishin vendimtarë në suksesin e kombëtareve në Kampionatin Evropian.

A është realitet edhe sot deklarata e tij në Kampionatit Botëror që po në Katar?.

Çfarë thoshte Vula dhe ku ishin parametrat e portierëve?   

 “Lidhur me penalltitë në Kampionatin Evropian kanë qenë shumë vendimtare, bile edhe fitimin e titullit kampion, po i shkruaj disa parime për portierë se si duhet përgatitur më i mbrojt penalltitë. 

Janë gjashtë parametra që portieri e trajneri duhet mi ditur dhe mi ushtruar për me e ndihmuar si me i prit penalltitë. 
Së pari është vënia e kontaktit sy me sy me gjuajtësin e penalltisë për me kriju një hipnozë dhe lojë psikike për mi dekoncentru kundërshtarin. 

Pra, të hysh në kokën e tij si fitues dhe përpiqu ta mësosh se a po të jep ndonjë shans se ku do ta gjuaj topin.

Së dyti përpiqu të dukesh sa më i madh domethënë lëviz me këmbë pa u krrus djathtas - majtas, lëviz me duart lart poshtë etj. 
Domethënë lëviz ne vijën e portës që të dukesh më i madh, gjë që e bën lojtarin të hezitoj edhe ta ndryshojë drejtimin.

Donnarummas në këtë rast është shumë i gjatë që në portë ti shtinë ata. 

Sot portieri duhet te jetë më së paku 185 centimetrai  gjatë.

Së treti analizoje gjuajtësin e penalltisë sipas qëndrimit dhe konstruktit trupor, shiko ku po e vendos topin në pikën e bardhë, studiojë se në cilin drejtim apo kënd po shikon dhe çfarë pozite po merr para se mu nis të topi. 

Së katërti qëndro i qetë dhe me vetëbesim, pasi të vësh kontakt sy me sy me kundërshtarin dhe pasi ta analizosh atë qëndro i qetë dhe mendo me vetëbesim si me reagu shpejtë, ku më e prit topin sepse janë të qindtat e sekondës në pyetje. Pra, shiko, dëgjo, mendo dhe vepro me qetësi, vetëbesim dhe shpejtësi.

Qëndro strikt në planin tënd dhe mos hezito e mos dysho e mos e pyet vetveten sepse do ta humbësh iniciativën. 
Së pesti shikoje vetëm topin e jo veprimet e fintat e lojtarit domethënë lëvizjen e tij trupore që nga nisja drejt topit dhe deri të goditja e topit nga ai. 

Shiko se a shuton fuqishëm apo ngadale domethënë me gjuajtje të fortë apo të butë. 

Merr frymë thellë dhe pastaj reago shpejt sipas planit tënd. Unë ju them portierëve koncentrohu veç në top domethënë shiko veç topin se në këtë mënyre do ta hipnotizosh edhe topin edhe lojtarin dhe topi është drejtimin tënd dhe në duart tuaja. 

Pra në momentin që lojtari godet topin merr frymë thellë dhe reago me shpejtësi. 

Së gjashti çka është shumë shumë më rëndësi mos u gjuaj apo mos bën paradë as përpara se lojtari ta godet topin pasi e ka goditur topin sepse je humbës, por në atë moment kur lojtari godit topin atëherë gjuaju apo paradë në drejtim të topit.

Mendoj se portieri ka 25% me e prit penalltinë dhe përqindja tjetër i takon gjuajtësit të penalltisë. 

Gjuajtësi i penalltisë është luftë psikike dhe luftë nervash. Pra kur je psikikisht i përgatitur ke mundësi ta pritesh penalltinë. Kjo epërsi psikike e nervore arrihet veç me ushtrime paraprake”, kishte shkruar Vula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat