Parisi në shtetrrethim për Francë - Marok

Futboll

Parisi në shtetrrethim për Francë - Marok

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:52
Parisi në shtetrrethim për Francë - Marok

Pas Argjentinë-Kroaci, ka ardhur koha e gjysmëfinales së dytë dhe të fundit në Botërorin e Katarit: France-Marok mbyll rrethin para finales të së dielës dhe e bën këtë në mënyrën më të papritur dhe më të pritur. Përballë kampionëve në fuqi dhe zbulimit të turneut, në një lak thuajse të pafund komplotesh që po e shndërrojnë lojën në një derbi me përmasa epokale, me referenca të lidhura gjithnjë e më shumë me tema jo-futbollistike, të cilat po ndezin prag sfiden…

Bota afrikane e sheh veten sërish në kombëtaren e drejtuar nga Regragui, e gatshme të mahnisë edhe një herë në momentin më delikat dhe të vështirë: të përballet me atë që konsiderohet si skuadra më e mirë e parë deri më tani dhe që duhet të sfidoje ambiciet e saj kundër Argjentinës se Leo Messit tashmë të kualifikuar pas suksesit ndaj Kroacisë.

Por pas përrallës së Marokut është gjithashtu e gjithë bota arabe dhe më gjerë: miliona emigrantë që janë vendosur në vende të ndryshme evropiane sot e gjejnë veten të bashkuar pas ngjyrave të kuqe dhe jeshile që bien në sy në Katar. Ndër komunitetet kryesore është pikërisht ai francez i cili numëron mbi një milion e 500 persona me pasaporta të dyfishta që do të brohorasin për Amrabat dhe shokët e tij.

Lajmi për një eksod të vërtetë në stadium është regjistruar orët e fundit: pritja është bërë gjithnjë e më e madhe teksa dyndja drejt stadiumit Al Bayt në Al Khor ku do të luhet ndeshja ka nisur. Priten të paktën 15 mijë spektatorë, të gjithë duke brohoritur për kombëtaren e Regraguit, në një stadium plot, ku 15 mijë tifozë të tjerë ‘neutralë’…

Në fillim të javës, për të mbështetur tifozët e shumtë që duan të jenë të pranishëm në tribuna, linja ajrore kombëtare marokene, Royal Air Maroc kishte organizuar deri në 30 fluturime speciale, të cilat më vonë u anuluan nga autoritetet e Katarit…

Një atmosferë festimi dhe pritjeje, e cila, megjithatë, mund të fshehë edhe një anë të errët që nuk mund te përballohet. Kështu, edhe përballë precedentëve jo tamam te bukur, që ndodhën me rastin e fitores ndaj Belgjikës në fazën e grupeve të këtij Botërori, qeveria franceze vendosi të vihet menjehere ne levizje. “Do të vendosen 10,000 policë dhe xhandarë, 5,000 prej të cilëve do të jenë në zonën e brendshme të Parisit, dhe veçanërisht rreth Champs-Elysées, dhe 5,000 menjëherë jashtë”, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Një detyrë për të monitoruar situatën që mund të shndërrohet në një kaos. Statistikat e disponueshme flasin për mbi një milion e gjysmë qytetarë marokenë që banojnë në Francë, me shumë martesa mes shtetasve të të dyja kombësive, ndërsa 54,000 banorë me origjinë franceze banojnë në vendin e Afrikës Veriore.

Pas ndeshjeve çerekfinale, në Paris ishin regjistruar rreth 100 arrestime, nga rreth 170 në shkallë vendi, tre të katërtat e të cilave ishin shtetas francezë. Kështu masat do të jenë ekstreme, në një urdhër antiterror: “Ne do t’i kornizojmë vazhdimisht të gjitha këto manifestime gëzimi, të cilat shpesh do të konsumohen në festa të thjeshta familjare, në kontekstin e një kërcënimi terrorist”, saktësoi sërish Darmanin.

Qëllimi është të forcohet siguria në krahasim me të shtunën, kur u regjistruan disa incidente pas fitores së Marokut ndaj Portugalisë dhe kalimit të njëkohshëm të Francës me Anglinë: me rastin e suksesit maroken, mbi 20,000 njerëz ishin mbledhur në Champs Elysées, të cilat – pavarësisht kërkesa e kryebashkiakut të Parisit – do të mbetet e hapur për publikun edhe me rastin e gjysmëfinales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat