Nuk shfrytëzojnë ditën e pushimit

Futboll

Nuk shfrytëzojnë ditën e pushimit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Nuk shfrytëzojnë ditën e pushimit

Lionel Mesi dhe Anhel Di Maria janë krejtësisht të fokusuar në finalen e Kupës së Botës.

Kampionati Botëror 2022 po afron kah fundi, me finalen që luhet të dielën, mes Argjentinës dhe Francës. Para kësaj finale, Argjentina u dha një ditë pushimi të gjithë lojtarëve, për të takuar familjarët.

Sipas Gustavo Yarroch, përkundër faktit që lojtarët u liruan, Mesi dhe Di Maria nuk shfrytëzuan pushimin.

Lojtarët patën mundësi të shkonin kudo me familjarët e tyre, por Mesi dhe Di Maria qëndruan në kamp. Anhel Di Maria po vazhdon rikuperimin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat