Inter ndjek edhe talentin e Udineses për sulmin

Futboll

Inter ndjek edhe talentin e Udineses për sulmin

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:32
Inter ndjek edhe talentin e Udineses për sulmin

Interi vijon të mendojë për merkaton dhe reparti i sulmit është ai që mund të pësojë më shumë ndryshim sezonin e ardhshëm, pasi Correa nuk bind, Lukaku do të rikthehet te Chelsea dhe Dzekos i skadon kontrata.

Marcus Thuram është ëndrra e Marottës me shokë, por për të arritur te sulmuesi francez do të duhet të mposhtin një konkurrencë të fortë me disa klube të njohura europiane, përfshi edhe Bayernin e Mynihut.

Pikërisht për këtë arsye, së fundi drejtuesit zikaltër kanë kthyer sytë nga kampionati dhe kanë piketuar portugezin e Udineses, Beto, i cili shënoi 13 gola sezonin e kaluar dhe deri tani këtë sezon ka gjetur rrjetën 6 herë.

Beto është vetëm 24 vjeç dhe shquhet për forcën fizike e shpejtësinë në repartin e avancuar, teksa Udinese është gati të heqë dorë prej tij për rreth 25-30 milionë eurot, shifër kjo totalisht e përballueshme për zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat