Rashford, zëvendësues i mundshëm i Mbappes në PSG

Futboll

Rashford, zëvendësues i mundshëm i Mbappes në PSG

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Rashford, zëvendësues i mundshëm i Mbappes në PSG

Paris Saint-Germain është një adhuruese e madhe e sulmuesit anglez

Botërori ende po vazhdon, por klubet dhe skuadrat vazhdojnë të jenë aktive në prapaskenë derisa po afron afati kalimtar i dimrit

Marcus Rashfrod është njëri prej lojtarëve i cili mund të nënshkruan një parakontratë në janar me kampionët francez, Paris Saint-Germain që po e monitoron nga afër situatën e tij.

Me kontratën e tanishme të tij që skadon në Manchester United në fund të sezonit, Rashford mund të largohet pa asnjë cent në verë nga kjo skuadër.

Kur tregu të hapet, ai do të mund të diskutojë një kontratë të re me skuadra të tjera për të ardhmen e tij.

Anglezi ka shumë skuadra që e preferojnë por ato duhet të përgatisin një pagë të majme për të.

Sipas Mirror, PSG janë të gatshme që t’i ofrojnë pagën e pestë më të lartë në botë 25-vjeçarit.

Klubi parisien thuhet se dëshiron që t’i paguajë pagë vjetore 50 milionë euro në vit Rashford, të cilin e shohin atë alternativë në rast se Kylian Mbappe dëshiron të largohet në fund të sezonit të tanishëm.

PSG janë fansa të mëdhenj të sulmuesit anglez, por Presidenti Nasser Al-Khelaifi e di që ai do të përballet me garë për nënshkrimin e tij.

“Rashford është një tjetër futbollist i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Me mundësinë që ta marrim atë pa para, shumë skuadra do të jenë pas tij”, kishte komentuar në një intervistë Al-Khelaifi.

“Ndoshta në verë, pse jo? Por sot, nëse ai është lojtar pa kontratë, ne do të kontaktojmë direkt me të”.

Botërori mund të vazhdojë por klubet tani janë duke punuar në prapaskenë pasi që merkato e dimrit po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat