Ylli i Napolit i neveritur nga spekulimet që e lidhin me Premier Ligën

Futboll

Ylli i Napolit i neveritur nga spekulimet që e lidhin me Premier Ligën

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:38
Kim Min-jae

Synimi i Manchester United dhe Tottenhamit, Kim Min-jae e ka distancuar vetën e tij nga një transferim i mundshëm në Premier Ligë, duke insistuar se spekulimet para merkatos së janarit janë duke e neveritur atë.

Mbrojtësi në formë i Napolit, i cili luajti një rol kyç për Korenë e Jugut duke e ndihmuar për të arritur fazën eliminatore të Kupës së Botës, ka impresionuar që prej se iu bashkua skuadrës italiane për afro 20 milionë euro gjatë verës.

Kombëtarja e tij kaloi të gjitha pritshmëritë duke u kualifikuar nga Grupi H, duke u pozicionuar në vendin e dytë prapa Portugalisë, dhe para Ganës e Uruguait.

Tottenhami dhe Manchester United po lidhen me një transferim të mbrojtësit 26 vjeçar, i cili veçse është përshtatur me jetesën në Napoli.

Pavarësisht se ka interesim të madh nga top klubet angleze, Min-jae e ka pranuar se spekulimet po e bëjnë atë të ndihet jo rehat.

“Ka shumë spekulime që po qarkullojnë rreth meje, por unë jam te Napoli që gjashtë muaj. I kam evituar intervistat, dhe njëra nga arsyet është që spekulimet për mua më neveritin”, tha Min-jae.

Besohet se pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i gatshëm që të hap bisedimet me Min-jae për një rinovim të kontratës, në mënyrë që ta blindojë atë nga interesimi i top klubeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat