FIFA po konsideron ndryshime në formatin e ri të Kupës së Botës

Futboll

FIFA po konsideron ndryshime në formatin e ri të Kupës së Botës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Ilustrim

FIFA e kishte bërë të ditur se po planifikon ta ndryshojë formatin e Kupës së Botës, ndërsa tani thuhet se organi më i lartë qeverisës i futbollit po konsideron të bëjë disa ndryshime në formatin e ri.

FIFA është duke e rishikuar formatin për Botërorin e ardhshëm, i cili fillimisht ishte planifikuar të ketë 16 grupe me nga tre kombëtare, për shkak të suksesit që ka sjellë edicioni aktual i “Katar 2022”.

Njëra nga opsionet që po konsiderohet është të jenë nga 12 grupe me katër kombëtare, ku tetë më të mirat të pozicionuara në vendin e tretë do të kualifikoheshin drejt fazës eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat