Ndreca: Jemi në kohë të përmbysim situatën e Kukësit

Futboll

Ndreca: Jemi në kohë të përmbysim situatën e Kukësit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Ndreca

Edison Ndreca, mbrojtësi i Kukësit, ka besimin se verilindorët do të dinë të largohen nga periudha e vështirë në të cilën gjenden. Sipas tij, ka ende kohë që të ndryshojë plotësisht fati i këtij sezoni.

“Të them të drejtën, në pjesën e parë e bëmë shumë të gabuar, u sollëm shumë keq në fushë, i gjithë ekipi luajti shumë dobët e pësuam dy gola. Por në pjesën e dytë besuam që luajtëm mirë dhe na mungoi vetëm fati që të barazonim. Është e vërtetë që pritshmëritë janë të mëdha por besoj se do të kthejmë situatën në favorin tonë.

Është pak e vështirë se edhe ne këtë problem kemi, se kualitetet janë dhe shumë mirë e kemi treguar në ndeshje. Por gjithmonë pësojmë gol në momentin më të mirë, flas për ndeshje të tjera, jo sot. Edhe fati nuk ka qenë me ne, shpresoj e besoj të kthejmë rezultatet në favorin tonë. Vjet ishim ekipi më i mirë deri në këtë fazë e shkoi puna si shkoi e mbetëm jashtë Europës. Por besoj se do të ringrihemi e shkojmë aty ku janë objektivat e klubit.

Qëllimi ynë është të marrim ndeshjen e radhës, atë me Laçin, që të përpiqemi të bëjmë maksimumin e pastaj t’ia lëmë vazhdimësisë. Besoj se nuk e meritojmë këtë vend ku gjendemi, por futbolli i njeh këto disfata. E mira është që jemi në kohë të rikuperojmë e kthejmë situatën në favorin tonë, kam besim se do e bëjmë.

Hallaçi? Ai ka një të ardhme përpara, e njeh shumë mirë ambientin e Kukësit se ka qenë futbollist për shumë vite, edhe afër ekipit, i njeh të gjithë kualitetet. Do ta ndihmojmë edhe ne, por edhe ai ne, që të dalim nga kjo situatë”, u shpreh Ndreca pas përfundimit të sfidës për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat