Kajtaz: Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit

Futboll

Kajtaz: Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:58
Kajtaz

Ish futbollisti i mirënjohur boshnjak, Sead Kajtaz (59 vjeç), shumë vite pjesë e Velezhit të Mostarit, tha se Argjentina me meritë e mposhti Kroacinë në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

“Në aspektin luftarak, agresiviteti, argjentinasit ishin në një nivel më të lartë se Kroacia”, tha Kajtaz në një intervistë për mediumin boshnjak “Dnevni avaz”.

“Kroatët nuk ishin në nivelin e tyre, pra në nivelin e ndeshjeve të mëparshme në Katar”, tha më tej. 

Ai e komenton edhe penalltinë e minutës së 34-të, kur kontakti i Julian Alvarez me portierin Dominik Livakoviq, u cilësua penallti.

“Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit, nuk do të thosha asgjë vendimtare. Daniele Orsato referoi penallti, por ai mund ta humbiste atë. Kush e di, nëse vendimi i arbitrit do të ishte ndryshe, ndoshta loja do të kishte shkuar në një drejtim tjetër?”, tha Kajtaz. 

Në fund të bisedës, Kajtaz ka mohuar spekulimet se do ta marrë një pozitë të Velezhi.

“Nuk kam ambicie të mbaj asnjë post... Megjithatë, ndihem fajtor që disa media shkruajnë për diçka që nuk ka lidhje me mua. Mendoj se para se pretendime të tilla të bëhen publike, duhet të më pyesin”, ka thënë Kajtaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat